03:15 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama përmirëson cilësinë në projektet 3D, nxjerr foto nga ndërtimi i Urës së Madhe të Kukësit (Por shikoni në ç’fazë janë vërtetë punimet)

12:27 | 26/08/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama përmirëson cilësinë në projektet 3D, nxjerr foto nga ndërtimi i Urës së Madhe të Kukësit (Por shikoni në ç’fazë janë vërtetë punimet)

Projektet 3D dhe imazhe shumë pranë reales, na janë prezantuar nga qeveria vazhdimisht, gjatë inagurimeve për nisjen e punimeve të ndonjë vepre publike.

I tillë ka qenë edhe prezantimi i një projekti mëngjesin e sotëm, nga kryeministri Edi Rama, për ndërtimin e Urës së Madhe të Kukësit, ku madje nuk kanë nguruar edhe ironitë për kreun aktual të opozitës Lulzim Basha.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën ka nisur puna, e falë së cilës do të mbyllet kapitulli i kthesës sa të rrezikshme aq edhe qesharake në dalje të asaj “gryke shisheje” përballë shkëmbit, si edhe në pamundësi që mos t’ju them të gjithëve, më falni po dallimi mes nesh e atyre përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkruan Rama.

Foto e projektit e publikuar në Facebook nga kryeministri Edi Rama

Rama po ashtu tregon se aktualisht “Po punohet në shpatullat e urës. Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do të jetë një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m! Aktualisht janë kryer gërmimet për ndërtimin e ballëve të urës nga të dy krahët, duke zhvendosur rreth 270 mijë m3 shkëmb. Puna për ndërtimin e rampës, montimin dhe lëshimin e harkut të urës si edhe të elementeve të tjerë të saj, nis në shtator.”

Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama

Por nga një vëzhgim në Fax News, duket se punimet në Urën e Madhe mbeten vetëm 3D në faqen e rrjeteve sociale të kryeministrit, ku ura për pak sa nuk duket si e vërtetë.

Faza reale ku janë punimet në Urën e Madhe të Kukësit

Gazetari Ermal Hallaçi ka sjellë pamjet e punimeve që po kryhen në urë, ku siç edhe shihet qartë nga videot, deri tani punimet për urën e Madhe të Kukësit kanë qenë vetëm në zgjerimin e hapësirës të hyrjes dhe daljes së urës.

Pamje nga faza reale ku janë punimet në Urën e Madhe të Kukësit

Nëse nuk fillojnë punimet deri në shtator, mundësia për të punuar për ndërtimin e Urës së Madhe është më e pakët, pasi ka gjasa të rritet niveli i ujit, gjë që bën të vështirë ndërhyrjen për të nisur punimet.

Etiketa: edi ramapunimetura e madhe ne kukes
Pas

Mbyllet Biblioteka e Durrësit, katër punonjës infektohen me Covid-19

Para

Vdès në spítálin e Vlorës turisti ukrahinas, dyshímet për shkakun

Para
“Jepet me koncesion kuzhina e spitalit”, denoncimi: Tender 820 milionë lekë për 4 vite

Vdès në spítálin e Vlorës turisti ukrahinas, dyshímet për shkakun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.