Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në skype që pati me banorët e Kuëkësit, deklaroi se pa u zgjidhur njëherë e mirë keqkuptimet me banorët nuk do të aplikohet taksa në rrugën e kombit.
“Do të krijojmë lehtësirat për banorët, më pas do të hapet pika e tarifimit. Edhe nëse koncensionari e rregullon që nesër pikën e tarifimit, ne nuk do ta vendosim në punë pasi nuk dua të bie më në kurthin e manipulimit të banorëve”, tha Rama. Sipas tij do të duhen dy muaj punë për ta zgjidhur këtë çështje.
Ndërsa i pyetur për takimin e munguar me kryetarin e bashkisë së Kukësit, Rama tha se “nuk e kam takuar sepse ai nuk është distancuar nga dhuna. Ai (Bashkim Shehu) tha se unë jam terhequr nga tarifa dhe kërkoi të liroj njerëzit. Unë i them atij dhe kujdo tjetër se jemi shtet me kushtetutë e ligje dhe pushtetet janë të ndara. Kush ndalohet e kush gjykohet nuk është vendimarrja ime. Organet ligjzbatuese bënë detyrën e tyre, thirrja për të liruar protestuesit është nisur në adresë të gabuar”.
Rama u përgjigj edhe pyetjes së çfarë do të ndodhë me Aeroportin e Kukësit.
“Aeroporti i Kukësit do të hapet dhe do të bazohet tek fluturimet me çmime të ulëta, që në aeroportin e Rinasit janë të pamundura. Nëse të gjithë ata që janë nga Kukësi dhe jetojnë në shtete e Europës dhe ankohen për çmimet e larta të biletave kanë një arsye”.
Sot në katër akse kryesore të vendit opozita bllokoi rrugët për më shumë se dy orë, duke nisur atë që quhet ‘’mosbindja civile”.
(E.K/FAXWEB.AL)