Pas disa kohësh që kur se marrëdhëniet e tyre janë më të brishta se kurrqë dhe vijon një proces fgjyqësor në Prishtinë, kryeministri Edi Rama ka parashkuar në axhendën e takimeve për ditën e nesërme në Kosovë edhe Ramush Haradinajn.
Ndërkohë që në axhendën e mëposhtme figuron edhe emri i GHaradinajt për t’u takuar me Ramën, ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, ka deklaruar se nuk do ta zhvillojë takimin me Ramën.
Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, ndërsa ironizoi me një deklaratë të kryeministrit shqiptar, i cili e kishte quajtur atë të paditur.
“I paditurin nuk mund të takohet me të diturin”, tha Haradinaj.
Në ditën e dytë vizitës në Prishtinë kryeministri Rama do të zhvillojë këto takime:
Në orën 9:00 me Isa Mustafën. Në orën 11:00 Ramush Haradinaj. Në orën 12:00 Begjet Pacollin. Në orën 13:00 Shpend Ahmetin. Në orën 14:00 kryeministri Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat nga Prishtina.
Ndërkohë ditën e sotme Rama i nisi takimet me kreun e Nismës socialdemokrate, Fatmir Limajn, për të vijuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe më pas Presidentin Hashim Thaçin, ndërsa ka pranuar ftesën të darkojë në një nga restorantet e Prishtinës me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin
(F.GJ/FAXWEB.AL)