Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videon mbi të cilën shkruan se presidenti Ilir Meta ka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president!
Rama ka publikuar dhe një video, e cila flet për lajmin që ministria e Brendshme Italiane akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e shtetit Ilir Meta, se kishin aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakeneës që të nxiste rënien e qeverisë “Rama” në Tiranë.
Statusi i Ramës
Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj me për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar, pa atdhe pa din pa imam.
Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman https://t.co/1F43RWhI2j
— Edi Rama (@ediramaal) October 3, 2020