Duke lënë pas ditët e zymta Edi Rama është shfaqur më në qejf ditën e sotme në një takim që ka pasur me biznesin. Nuk kanë munguar as batutat e zakonshme, teksa iu prezantonte projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
‘’Shyqyr ju ka ardhur goja dhe bilbil u bëre, katër vjet që jemi takuar nuk më ke thënë asgjë. Në rastin tënd rip o flet me emra, dhe unë e kam zakon që me emra të flitet në Prokurori. Këtë histori e thashë unë me fjalë të tjera, po ti e the në këtë mënyrë se je demokrat.
Ky një ndryshim ka, unë besoj që jemi në një gjatësi vale, se e dimë situatën, edhe recetën e kemi gati, për një ndryshim rrënjësor”, u shpreh Rama në bashkëbisedimin me një nga të pranishmit.
(E.K/FAXWEB)