Kreu i qeverisë Edi Rama ka sfiduar sot ish-ministren e integrimit Klajda Gjosha lidhur me ngjarjen e ndodhur në komisariatin e Fushë Krujës, ku i përfshirë dyshohet se ka qenë dhe deputeti Taulant Balla.
Rama i kërkoi Gjoshës që ajo vetë të shohë të gjitha pamjet e kamerave në komisariatin e Fushë Krujës, dhe nëse atje shihet Balla, Rama jo vetëm që do e shkarkonte po do të ishte dhe për votimin e arrestimit të tij. Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin që ka pasur me Gjoshën, po sipas tij ajo është e detyruar që të flasë me gjuhën e Monika Kryemadhit.
“E dashur Klaudia qetësohu, ai nuk ka bërë kurrë atë që ka tronditur kaq shumë Monikën. Materialet filmike të komisariatit të Krujës janë në prokurori. Drejtohu policisë me kërkesën për ti parë ato materiale.
Nëse sheh në ato filmime Taulant Ballën unë do të votoj bashkë me ty jo vetëm për shkarkimin e Taulant Ballës, po edhe për arrestimin e tij. Po unë vetë do të shkoj në prokurori, në rast se në ato filmime në ditën kur pretendon ai pseudooficer shihet që ai vetë ka qenë atë ditë në komisariat, apo ndonjë deputet ka kaluar pragun. E di që nuk do e bësh se nuk të lë Monika që të dalë e vërteta”, u shpreh Rama.
(E.K/FAXWEB.AL)