Edi Rama thirri policinë për vota, reagon ish-ministri i shkarkuar prej tij, Manjani: ”Mjeshtër i Madh” i ligjit është ky Kryeministër!
”Mjeshtër i Madh” i ligjit është ky Kryeministër!”, kjo është ironia therëse e ish-ministrit që kryeministri Edi Rama shkarkoi.
Ylli Manjani, politikan por edhe jurist shumë i njohur shkruan se Rama i thirri trurit.
”Thirri policinë për vota, por i thirri trurit! “Mrekulli Kushtetuese” dhe “Mjeshtër i Madh” i ligjit është ky Kryeministër!”, komenton Manjani shkeljen e ligjit nga Rama.
Ditën e djeshme Rama teksa fliste para militantëve u bëri thirrje policëve, ndërsa është kategorikisht e ndaluar që të përfshihen në fushatë. (V.G/SHUPLAKA)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/06/yllimanjanifoto-462x400.jpg)