Kreu i PD Sali Berisha u ndal sot gjtë mbledhjes së kryesisë edhe tek samiti i Brukselit , duke thënë se kryeministri Edi Rama shkoi atje si përfaqësues i Vuçiç dhe Serbisë dhe jo si i shqiptarëve. Ai akuzoi Ramën se përdori një gjuhë ordineri ndërsa skomentoi edhe sulmet e tij ndaj Bullgarisë, duke e cilësuar si një vend mik për Shqipërinë, që ka mbrojtur pavarësinë e Kosovës në Hagë.
Berisha nga kryesia e PD: Si mundet që nafta në Shqipëri të k,etë cmimin si Norvegjia, Zvicra, kur rrogat janë 8 here me të uleta? Shqipëria nxjerr 1 milion ton naftë në vit. Shqiptarëve po u ngushtohet laku që u ka vendsour Edi Rama nga cmimet. Të dhëna të sakta kanë treguar se nga tvsh te cmimeve te rritura, qeveria ka përfituar 340 mln euro . Qeveria ka ulur me 2 perqind ndihmen ekonomike per familjet ne nevoje. Pra kemi te bejme me nje qeveri e cila nuk asnjë moral, dhe merr cdo vendim sikur ky popull nuk ushqehet, nuk vishet.
Është vërsulur me paketen e re fiskale me bizneset, per ti falimentuar masivisht. Dëgjova një biznesmen se nëse më parë eksportoja mallin në SHBA duke paguar 2500 euro, tani paguaj 15 mijë euro për to. A ka një ndihme për këto biznese? Kemi te bëjmë me një gjendje dramatike, reale, për kafshatën e gojës.
Kurse këta qeverisin pa asnjë prekupim, pasi ka futur të gjitha pushtetet në xhep. Edi Rama nuk komunikon me njerëzit, komunikon me qiellin. Cdo dite degjon per vendime, ligje, të pakonsultuara me qytetarët por vetem me zyrat e PS.
Nuk ka patur ndonjehere nje regjim të shkëputur nga qytetarët. Problemet janë komplekse dhe përkeqësohen cdo dite, javë e më shumë.
Samiti i Brukselit zbuloi se Edi Rama shkoi si përfaqësues i Vucicit, Breagradit dhje jo Tiranës. Përdori një gjuhë ordineri, që mund ta përdor Lavrov apo Putin ndaj udhëheqësve të BE. I ka porosi të Beogradit. Sulmoi Bullgarinë. Vend mik, ka qene një nga avokatet kryesore ne Hagë kur është gjykuar cështja e pavarësisë së Kosovës. Duhet të jesh si Edi Rama që të sulmosh një vend ka vetem qëndrime dhe vendime miqësore ndaj shqiptarëve.
Po gërsheton të gjithë faktorët që e bëjnë këtë qeveri kryekëput cnjerezore, që nuk ia ndjen për qytetarët e vet. Që kujdeset për interesat e Beogradit. Ka një klimë shumë positive te qytetarët për protestën. Shoqëria civile është në këmbë për të dhënë kontributin e saj. Protestën e drejton fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Kam besim se partitë opozitare do i bashkohen protestës.
Kjo protestë mblidhet, thirret në një kohë kur vendi ka opozitën e vërtetë.