Kryedemokrati gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit për Kryebashkiak në Kukës, është ndalur dhe te një copëz historie. Ai risjellë në kujtesë gjenocidin e bërë nga serbët një shekull më parë në veri të trojeve shqiptare, ndërkaq e krahason pushtimin e tyre me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se është sjellë me veriun si një pushtues serb. Ai e quan aktivitetin e tij në Tiranë, si një qendër të luftës politike kundër Kosovës, sakaq ngre dhe pyetjen nëse duhet të shkelmojmë ne historinë tonë, që Rama të puthet me Vuçic, shton Berisha. Më tej, fton të gjithë shqiptarët si të një partie ose jo, që të bashkohen dhe më 14 maj të votojnë për për kandidatët e koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, për të rrëzuar kështu Ramën nga pushteti.
Berisha: Edi Rama u sollë si një pushtues serb, serb nacionalist. Urdhëroi të prishet përmendorja kushtuar gjenocidit nga serbët. Pse të puthet ai me Vuçic duhet të shkelmojmë historinë tonë ne? Ai nuk është shqiptar, më 14 maj është vota klundër një armiku shqiptar, një vegël e Aleksandër Vuçiçit. Socialist, demokratë të paparti asnjë votë për partinë e Edi Ramës. Asnjë votë për njeriun që diskriminoi veriun sa asnjë pushtues tjetër. Edhe pushtuesit kur e bëjnë pushtimin detyrohen ti zbatojnë disa konventa, kurse Edi Ramës është si një pushtues i vërtetë. Sa erdhi në pushtet preu ndihmën ekonomike 20 mijë familje në qarkune Kukësit, sepse nuk votuan për këtë. Vendosi taksën, ju kam premtuar javën e parë taksa hiqet. Nga ajo rrugë Shqipëria fiton 400 milion euro në vit. Ky iu vë ju dhe atyre trahun. Ka shndërruar Tiranën në epiqendrën e Luftës së Ftohtë ndaj udhëheqjes për luftën politike të Ksoovës. Kosova sot ka rrogat 40% më të larta se Shqipëria. Buxhetin e ka sa gjysma e Shqipërisë, po nuk i vjedh paratë, ja u kthen fermerëve. Fëmijët tanë shkjonë në tokat e e tjera dhe braktisin trojet tona. 14 maji do ta rrëzojë Edi Ramën, qeverinë e tij anti shqiptare. Ju ftoj të bashkuar më shumë se kurrë të ngirhemi në lartësine e misionit tonë të votojmë kandidatët tanë të Primareve.
Discussion about this post