Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend ku nuk e ka fshehur krenarinë për nismën e tij për mbylljen e lojërave të fatit.
Rama tha se kjo industri është një nga më të kriminalizuarat në vend, me pronarë që shumicën e kohës janë me precedentë penalë. Kryeministri thotë se kumari është një kancer social, që duhet t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë.
Reagimi i Ramës:
I dënuar për pengmarrje, plagosje, shkatërrim prone dhe prodhim të lëndëve plasëse, për trafik ndërkombëtar droge, për shfrytëzim prostitucioni. Këto janë skedat penale të pronarëve të kompanive të basteve, personazhe të një bote që pak ka pasur që të bëjë me ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen.
Biznesi u transformua në hapësirën e pa kufijshme deri në 2013 dhe tamam sikur e theksoi kryetari i komisionit të Ekonomisë dhe financave është e pavërtetë se pas zhvillimit të operacionit Fundi i Marrëzisë, marrëzia është zhvilluar ende më. Ky është një kancer social. Kemi qenë këtu në sallë kur janë bërë përpjekjet për të ndalur lojërat elektronike.
Në mandatin e parë nuk ia dolëm të votojmë në bllok, por bëmë një kompromis që për herë të parë me Brace, theva edhe rregullin e votimit duke refuzuar për të mbyllur kazinotë në fund të dhjetorit. Në ndërkohë ndodhi që pak nga pak u krijua vetëdija se vendimi ishte i paplotë. Vendimi ka një dobi të jashtëzakonshme për të mbrojtur ekonominë dhe goditur krimin në një nga vatrat e veta më aktive.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post