Ndryshe nga ç’pritej dhe çfarë u tha, gjithë kritikat e kryeministrit Rama kanë rënë sot mbi të zgjedhurit lokal të PS-së, duke iu dhënë atyre një shkundje kur na ndan më pak se një vit nga zgjedhjet lokale.
Rama u ka kërkuar llogari atyre në lidhje me projektet që kanë aplikuar në Bashkitë e tyre, duke thënë se po dëmtohet qëllimi i reformës territoriale.
“Sa agroturizme keni bërë, sa projekte keni bërë?! Reforma territoriale nuk u bë që Bashkia të çojë ujë dhe rrugë në fshat, po të merret me njerëzit që duan të dalin në treg. Çfarë t’iu themi ne njerëzve? Ku i kemi ne hotelet me 5 yje, në mënyrë që të sjellim klientë që paguajnë shumë, e di unë që kemi projekte, po ku i kemi veprat?
! Duhet të ndërtojmë aeroportet, jemi i vetmi vend që kemi një numër kaq të vogël të turistëve që vijnë nga ajri. Nuk jemi këtu për të mundur Lulin, meqë jemi këtu dua të sjell në vëmendje se po bën të njëjtin gabim që bëri, kur je mbi 18-vjeç nuk të falet. Një element pozitiv ishte dje, që hodhi idenë e Vetingut të politikanëve”, u shpreh Rama.
Pjesë nga deklarata:
Duhet të fillojmë zgjedhjet vendore sot, të mos presim fushatën, jo për të fituar, ndeshjen pa kundërshtarë, por të fitojmë zgjedhjet duke kaluar mes njerëzve, duke fituar zemrat e tyre, kuruar plagët e dëshpërimit, zhgënjimit, mosbesimit, ndjenjash negative të krijuara nga njëmijë e një arsye ku ne duhet të marrim fajin dhe pjesën tonë. Duhet të fillojmë fushatën sot, nuk mundet të jemi si vetja dje dhe të tjerët kur listat e përfaqësuesve të këshillave bashkiakë t’i bëjmë natën e fundit, sipas qejfit dhe t’ia faturojmë PS.
Këshilltarëve duhet tu japim mundësinë të jenë në listë, por edhe të tjerëve, të llogaridhënies që kryetarëve të bashkive, qeveria do të jetë në këtë proces, por atë që qeveria bëri para pushimeve duhet ta bëjmë gjithë kryetarët e bashkive për të mbledhur dhe dëgjuar gjithë opinionet, për të kuptuar nëse e ka më për betejë kreun e bashkisë apo duhet të gjejë një tjetër.
Si ka mundësi që bashkitë nuk përgjigjen, ndërkohë që çdo ministër e ka për detyrë të merret me çdo ankesë dhe mban përgjegjësi individuale për këtë.
Në Kukës dhe me radhë deri te bashkia më e vogël duhet tu japim komuniteteve mundësi, duke filluar të dëgjojmë e kuptojmë më shumë në ato territore ku kemi Partinë, por na duhet një parti tërësisht e rienergjizuar, e orientuar ndryshe, jo si vagon shtesë i qeverisë dhe grupit të PS.
Fushata do të shtrihet nga shtatori deri në festat e fundvitit, por edhe njerëzit duhet të marrim më shumë informacion nga të vërtetat e qeverisjes sonë.
Kundërshtarët nuk i llogarisin më as njerëzit që i votojnë, si forcë që mund ti zgjidhin problemet, i kërkojnë gjërat me ne, po nuk ua zgjidhëm ne nuk ua zgjidh njeri. Po nuk e bëmë ne këtë vend, nuk e bën njeri tjetër.
(E.K/FAXWEB.AL)