Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në një takim me mediat Bibliotekën e re dixhitale “ulibrari.rash.al”. Kjo Bibliotekë vjen si premtim i Ramës dhe si përmbushje e kërkesave të studentëve gjatë protestave në dhjetor. Sipas Kryeministrit kjo bibliotekë është e pajisur me tituj për të gjitha fushat që studiojnë studentët në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij ndër të tjera Rama u shpreh i pakënaqur nga drejtimi i Universitetit të Tiranës nga rektorati dhe drejtuesi i tij Mynyr Koni.
Rama tha që nuk asnjë përpjekje nga rektorati për përfshirjen e studentëve në këtë projekt të ri të Bibliotekës dixhitale.
“Duhet të merret Ministria e Arsimit dhe qeveria me aksesimin e studentëve në Biblioteken e re, sepse ska asnjë përpjekje nga rektorati dhe rektori aktual”, u shpreh Rama.
Më tej në të njëjtën linjë Rama tha se gjuha e bashkëpunimit mes qeverisë dhe rektoratit nuk ekziston dhe se kjo gjë po pengon mbarëvajtjen e Universitetit si dhe kërkesat e studentëve të parashtruara në protestën e dhjetorit.
“Gjatë periudhës së protestave nga studentët u gjet gjuha e bashkëpunimit me dekanët por nuk u arrit të flisnim me rektorin.
Për bursat, infrastruktures programatike etj ne mund ti realizojmë obejktivat e vendosura bashkë me studentët por për të përmbushur 3 pikat e kërkuara nga studentët që sot mbeten në ajër nuk mund të arrihen pa bashkëpunimin me rektorin..
Janë 3 kërkesat kryesore të studentëve që nuk mund të realizohen pa bashkëpunimin e rektoratit.
1.Transaprenca e titujve akademike. Qeveria nuk e bën dhe nuk duhet ta bëjë vetë sepse duhet ta bëjë çdo Universitet vetë. Rektorati bën sikur nuk degjon dhe sikur nuk kupton. Kjo gjë krijon shumë çoroditje në sistem.
- Vlerësimi i performacës së pedagogut nga studentët.
- Tregu i shitjes së librave të pedagogut në këmbim të notës. Duke mos ndarë pedagogët që meritojnë respektin dhe vendin që kanë, nga sharlatanët që paraqiten si doktor shkencash dhe marrin në qafë studentët është çështje e rëndësishme e problematikës së përgjithshme së botës Universitare në Shqipëri.”
“Këtë ndarje duhet ta bëjë Universiteti dhe nuk mund ta bëjë qeveria vetë. Nuk dua të jemi të detyruar të ndërhyjmë në ligj dhe të bëjmë ndryshime dhe të marrim në dorë kopetenca që i takojnë autonomisë univeriastare”, tha Rama gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë studentët e kanë pritur sërish me protesta kryeministrin Rama sot ne aktivitetin qe ai po zhvillon te Godina Iliria për ‘Paktin për Universitetin’ dhe një sëre çështjesh të tjera të arsimit të larte me pedagogë.
Discussion about this post