Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ku theksoi sërish se Parlamenti “është sovran e mbi parlamentin s’është askush e s’mund të dalë askush”, lidhur me akuzat për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.
Rama e vuri theksin që sot PS, “ka konfirmuar seriozitetin e plotë në zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit”, por shtoi se dje komisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e partive por dhe dhënien e pëlqimit për deputetin apo deputeten.
Por kryeministri u shfaq në konferencë me një sy të skuqur dukshëm, ndërkohë që nuk dihet se çfarë mund ti ketë ndodhur, kreut të qeverisë.