Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi pas shkarkimit të Tahirit dhe 3 ministrave të tjerë.
Komentuesi e pyet se si ka mundësi që shkarkoi Tahirin nga posti i ministrit të cilin populli e besoi, por Rama i përgjigjet duke thëne se nuk e ka shkarkuar, por e ka ngarkuar me detyrë prioritare.
Komentuesi: Zoti Rama një pyetje kisha për ju .si ka mundësi qe shkarkuat Saimir Tahirin një njeri qe populli besoj shume ne ai. ja bere qefin Lulit dhe Berishes. Kjo do te thotë te dija trëndafil me gonxhe po me dole zhapik jonxhe…
Rama: Klodjan ose nuk e ke dëgjuar ose nuk e ke pasur mendjen kur e ke dëgjuar videokomunikimin javor! Dëgjoje edhe njëherë qe te kuptosh se Saimir Tahirin nuk e kam shkarkuar po e kam ngarkuar me detyrën prioritare te këtyre tre muajve: FITOREN E PS NE 18 QERSHOR NE TIRANE me nje rezultat me te larte se katër vjet me pare! Kështu qe rri tek trëndafili i PS se zhapiku është gjetke ?
(M.D/ Shuplaka)