Zyra e shtypit të kryeministrit Edi Rama ka dhënë detaje për takimin mes kreut të qeverisë, dhe kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës. Sipas kryeministrisë, Rama ka kërkuar që të hiqen vizat mes dy vendeve, si dhe të ketë lehtësira në shkëmbimet tregtare.
Njoftimi:
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang, gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama i kërkoi homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama duke iu referuar 70 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, i kërkoi Kryeministrit Li edhe heqjen e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve, çka do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Nga ana e tij, Kryeministri Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar. Gjithashtu, kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.
Discussion about this post