Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se biznesi i vogël do të ketë 0 taksa deri në vitin 2029, ndërkohë që shtoi se për biznesin e madh kjo taksë nuk do të ndryshojë, pra do të jetë 15%.
“Javën tjetër do të kemi komunikimin final për pagat e mjekvë dhe të mësuesve. Ky refuzimi për të konsideruar shifrat, është bërë një sëmundje që duhet kuruar nga gjithsekushi. Ju duhet ti verfikoni këto që ne themi.
Të pasurit, përfshirë edhe këta që këto i quajnë paturpësisht oligarkë, që nuk janë ologarkë. Nuk ka asnjë të pasur në këtë vend që të diktojë një vendim të vetëm të qeverisë. Shifrat thonë se në 2014 ne e kemi përgjysmuar taksën për biznesin e vogël dhe kemi rritur taksën për biznesin e madh. Ka qenë 10% si për 15-katëshin dhe për furrën e bukës.
Për biznesin e madh pra për 15-katëshin u bë 15% dhe 5 % u bë për Furrën e Bukës. Deri në 2029 do të jetë 0 për furrën e bukës, dhe nuk do ta ulim taksën për binzesin e madh. Biznesit të madh do t’i kërkojmë të bëjnë atë që kanë për detyrë të kontribuojnë më shumë sepse fitojnë më shumë.”- tha Rama.