Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nëse Bashkimi Evropian nuk i hap derën Shqipërisë për anëtarësimin nuk përjashtohet mundësia e bashkimit me Kosovën, kanë reaguar politikanët serbë.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Nenad Popovic i ka kërkuar qeverisë serbe që të shpallë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, “Person non grata” në territorin e Serbisë.
“Deklarata e Ramës përbën kërcënim të rrezikshëm, pasi Shqipëria në të ardhmen planifikon të aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”, ka thënë politikani serb. (J.V/Shuplaka)