Kryeministri i Shqipërisë, i cili ndodhet në Bruksel, ka uruar që në orët e para të mëngjesit Kosovën për 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Rama ka postuar në rrjetet sociale një video të flamurit të Kosovës brenda së cilës ka vendosur diciturën, “Gëzuar” ndërsa përkrah saj shprehë për të gjithë shqiptarët urimet për festën e Pavarësisë, duke kujtuar edhe ata që dhanë jetën për këtë ditë.
“URIME DITËN E BEKUAR TË PAVARËSISË SË KOSOVËS TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË NDODHEN DHE I PËRJETSHËM QOFTË KUJTIMI I ATYRE QË DHANË JETËN PËR KËTË DITË?????”, shkruan Rama.
Ndërkohë, ajo çfarë bën përshtypje në këtë urim ka të bëjë me faktin e vendosjes së Himnit të Kosovës si dhe hartën e shtetit më të ri në Europë përveç asaj që është e vendosur në flamur.
Nuk dihet nëse këto janë mesazhe politike të tij pasi vlen të theksohet se në Kosovë sapo ka marrë pushtetin një subjekt politik që është rritur gradualisht edhe në sajë të prjektit për bashkimin kombëtar, teksa në urimin e Ramës janë të theksuara tiparet specifikisht shtetërore dhe jo kombëtare siç ndodh shpesh në ngjarje të tilla, duke përmendur këtu himnin, flamurin dhe hartën.
Nga ana tjetër, harta e Kosovës përveçse në flamur po ashtu të bën të mendosh gjithë debatin që është bërë së paku vitin e fundit në lidhje me shkëmbimin e territoreve me Serbinë dhe ndryshimin e saj në thelb, dhe Rama ka qenë mbështetës publik por edhe politik i kësaj ideje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)