Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend foli në lidhje me abuzimin e 15-vjeçares në Babrru, e cila u abuzua nga roja i shkollës, por kryeministri i vendosur për të mbrojtur gjatë gjithë kohës ministren e Arsimit, harroi faktin se abuzuesi ishte roja dhe jo një mësues.
Duke vënë theksin tek gjuha dhe fjalori i rëndë që është shkruar së fundmi në mediet, Rama shtoi se me anë të gjuhës dhe fyerjeve është abuzuar më shumë e mitura.
Rama tha se gjatë jetës së tij megjithëse është përpjekur të jetë i ashpër kur ka qenë nevoja, ai shtoi se edhe Sali Berishës nuk i ka thënë ti je hajdut, vrasës, apo kriminel pasi do ti vinte zor: “Nuk më kujtohet të më ketë shpëtuar një gjë e tillë e drejtpërdrejt, sepse është kulmi i shkeljes mbi prindërit, gjyshen, dhe mësuesen time.”
“Miku im, dënimi me vdekje nuk e the ti, iu referova shumëkujt, ato që thua janë nuk ekzistojnë, por po ta them ty, atë që unë dua të them, kam dëgjuar kur flet dhe thua ‘vazhdoni vidhni, ju jeni hajdutë’. Tani çfarë mendon një fëmijë kur të dëgjon ty që nuk je vetëm, më i miri nga poshtë në kategorinë e tyre, që i thotë dhe çfarë do të mendoje si prind, kur mësuesja të thotë çuni jot i tha gjithë klasës jeni hajdut. Do i thoshe bravo e bëri si babai?! Këtu fillon te shembulli i komunikimit.
Nuk mendoj se dikush që më thotë mua gomar po bën ndonjë krim, gomar është opinion i shprehur në mënyrë të vrazhdë, mund të merret edhe si fyerje. Por nuk ka problem, por nëse unë që jam përpjekur që të jem i ashpër kur ka qenë nevoja do të thosha, edhe Sali Berishës ti je hajdut, kriminel, vrasës, do të më vinte zor nga vetja. Nuk më kujtohet të më ketë shpëtuar një gjë e tillë e drejtpërdrejt, sepse është kulmi i shkeljes mbi prindërit, gjyshen, dhe mësuesen time. Se kur arrin këtu nuk ke më argumente. Imagjinoni si shkon deri te kalamajtë poshtë shkallë-shkallë.
Kur i bëjmë këto duhet të mendojmë dhe nëse e shikojmë fjalorin vulgar me 32 fjalë shqip. Të gjithë ata janë bashkëfajtor të thyerjes së kockave të asaj viktimës. Nëse njërit nga ata që bëjnë llapa llapa do ti kishte ndodhur do të thoshte që të mos merrej njeri me fëmijën e tij. Mendoni fillimisht si prind, pastaj si dajë, xhaxha, apo etj. Ajo e shkreta ka një dhimbje të pangushëllueshme, por mënyra si përdoret e shkatërron atë dhe të tjerat që mund të jenë si ajo në këto kushte. Dhe duke dëgjuar këtë thonë nuk do të flasim, por do të flas veten” tha Rama.”- tha Rama.
Discussion about this post