Kryeministri Edi Rama ka votuar në mënyrë demostrative për shkarkimin e presidentit Meta, duke mos shkuar fare në dhomat e fshehta.
Rama zgjodhi që të votonte duke e vendosur kryqin në fletën e votimit, në foltoren që përdoret për të folur nga ana e deputetëve.
Në ndryshim nga gjithë deputetët e tjerë të pranishëm, Rama e hodhi fletën e votimit në kuti dhe menjëherë më pas u largua prej sallës së Kuvendit.
Rama foli sot shkurtimisht për shkarkimin e presidentit Meta, për të cilin tha se ndihej i keqarhdur që dikur kishin qenë miq, por tashmë ai kishte shkelur kushtetutën, dhe cënuar rolin si përfaqësues i unitetit të popullit.
Deputetët kanë votuar në shumicë dërrmuese votash pro raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Pas rreth 4 orësh diskutimesh, lidhur me gjetjet e Komisionit 104 deputetë kanë qenë dakord me përfundimet e arritura, duke i hapur rrugë rrjedhimisht shkarkimi të presidentit.
REZULTATI I VOTIMIT:
Pro 104 deputetë
Kundër 7
Abstenim 2
Të pavflefshme 1
Tashmë pritet që deputetët të votojnë sërish sa i takon pyetjes së drejtpërdrejtë për shkarkimin e Metës.
Faxweb.al ka zbardhur dhe emrat e deputetëve që kanë votuar kundër raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.
Ata janë:
Elda hoti
Adriatik Alimadhi
Artur Rroshi
Suzana Topi
Lefter Maliqi
Gjetan gjetani
Fatjona Dhimitri
(E.K/Faxweb.al)