Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien me presidentin e Serbisë, me të cilin shpeshherë është akuzuar se ka miqësi të fshehtë dhe po bashkëpunon të copëtojë Kosovën.
Gjatë një interviste për emisionin “Rubikon” thuhet se marrëdhënia e tij me Aleksandër Vuçiç është krijuar nga rrethana detyruese.
“Marrëdhënia ime me presidentin e Serbisë është një marrëdhënie e krijuar në rrethana detyruese. Në funksion të bindjes sime që shqiptarët dhe serbët në kushtet kur lufta ka mbaruar dhe ka zgjedhur paqen, duhet të synojmë shumë larg. Dhe synimi i largët sjell mosdakordësi të madhe dhe mosdakordësia e madhe qëndron mes meje dhe tij. Dakordësia është që të mos flasim për mosdakordësinë që e di ai dhe e di edhe unë”, deklaroi kreu i qeverisë.