Kryeministri Edi Rama ka treguar gjatë konferencës së sotme se plani i qeverisë do të ndahet në disa pika sa i përket aplikimeve të fondeve finacnuese për emergjencën e koronavirusit.
Rama tha se nuk do të investohet fgjithçka sot për të ndeshur në të ardhmen një krizë të pazgjidhshme, por që do të mvbështetet shtresa e varfër dhe pa të ardhura.
“As ata që janë në krye të shtetit që i dinë të gjitha nuk e planifikojnë dot si do të shkojnë këtë luftë. Për këtë arsye nuk do të ketë një plan të madh dhe përfundimtar, por një plan “A”, një plan “B” një plan “C” dhe pastaj një plan “D”, dhe nëse do të arrijmë deri në fazën e zbatimit të planit të fundit, atëherë nuk di se çfarë mund të bëjmë tjetër.
Ne nuk e kemi luksin ti themi vetes se nuk do sillemi vërdallë me këtë armik të padukshëm kështu që ti shpenzojmë këto që kemi. Plani që do të marrim nuk është ta shtyjmë sot pa dhimbje, plani ynë është për ata më të dobëtit, për ata që nuk kanë një dorë se kujt tia shtrijnë”.
“Sepse të parët ata me halle reale nuk duhet ti lëmë vetëm, të dytët të bëjnë luftën e tyre si të gjithë të tjerët dhe ekonomikisht ndryshe nga të tjerët. Unë doja që në planin A të impononim dicka nga vetja, si biznesi i madh apo kanë një pagë të lartë, por më bindën si mesazh i gabuar, ku do të dilte se shteti nuk ka para. Nuk do të prekim asnjë pagë përvec të këshillit të ministrave dhe deputetëve që do të marrin gjysmën e rrogës deri në fund. Presidentit pa dashur të krijoj ndonjë keqkuptim nuk do ti preket paga e dua ti bëj një falenderim se po ndihmon si duhet me sa mundet.
Plani ynë ka shtatë pika:
Së pari 2.5 mld lekë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin
10 mld lekë për garnaci sovrane për komapnitë që kanë vështirësi për pagat
6.5 mld lekë për nevojat imediate për shkresat në nevojë për biznesin, papunësinë
2 mld lekë për Mbrojtjen për operacionin humanintar
1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë
Do të fshijmë përgjithmonë për kamatëvonesa për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abonetet
Do të riskedlojmë tatim fitim për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë.
Discussion about this post