07:30 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama zbut tonet: Jemi afër marrëveshjes, shqiptarët e duan Greqinë. Pjesa tjetër është politikë!

08:45 | 03/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëveshja Shqipëri-Greqi, Rama takohet të martën në Londër me Tsipras

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë së fundi një intervistë për mediat greke, ku është shprehur se shumë shpejt do të ketë një takim me homologun e tij grek Aleksis Tsipras, për të zgjidhur çështjet e vjetra që kanë mbetur pezull mes dy vendeve. Rama shprehet se dialogu është shumë intensiv dhe se janë shumë afër zgjidhjes së marrëveshjes.

“Ne presim të takojmë së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti. Ne jemi në një proces dialogu shumë intensiv për shumë çështje që mbulojnë disa vite dhe të tjerë që nuk janë paraqitur kurrë me vullnet të plotë, guxim dhe vendosmëri për t’u zgjidhur. Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë kësaj dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, deklaroi Rama.

Referuar vrasjes së minoritarit Kaficas që u shoqërua me deklarata të forta nga dy vendet dhe shpalljen ‘non grata’ të 53 grekëve, Rama u shpreh se mes fqinjëve ka edhe incidente, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mirë dhe se nuk ka urrejtje mes popujve.

“Marrëdhënia me Greqinë është historike dhe tradicionale, por si gjithmonë me fqinjët ndodhin edhe incidente, por duhet ti përballojmë. Ju mund ta kuptoni plotësisht këtë, nëse shikoni një ndeshje futbolli midis fqinjëve, është si luftë. Ne jemi shumë të gatshëm të përmirësojmë këtë marrëdhënie.

Unë mendoj se ndonjëherë ka gjëra që janë fatkeqe, ato ndodhin dhe ne duhet të merremi me ta, por tani marrëdhëniet janë të mira dhe nuk ka armiqësi mes popujve. Grekët e duan Shqipërinë dhe Shqiptarët e duan Greqinë, pjesa tjetër është thjesht politikë”, është shprehur më tej Rama.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Zjarrfikësit francezë u japin leksion qeveritarëve, i kthejnë shpinën në mes të ceremonisë (Video)

Para

Kjo është sfiduesja më e madhe e Melanisë? Zonja e parë që vodhi vëmendjen në Samitin e G20-tës?

Para
Kjo është sfiduesja më e madhe e Melanisë? Zonja e parë që vodhi vëmendjen në Samitin e G20-tës?

Kjo është sfiduesja më e madhe e Melanisë? Zonja e parë që vodhi vëmendjen në Samitin e G20-tës?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte, Rusia dërgon delegacionin për raundin e dytë

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.