Rama ftesë të hapur qytetarëve të bëhen pjesë e skuadrës së PS-në: Mjafton një CV dhe
Kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë në selinë e Partisë Socialiste, foli për mënyrën se si do të zgjidhje deputetët për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit nga ana e socialistëve.
Rama u bëri thirrje qytetarëve, që kanë dëshirë dhe ambicie të angazhohen më PS-në në mënyrë që të bëhen pjesë e skuadrës së tij për zgjedhjet e 25 prillit. Rama tha se për tu angazhuar mjafton një CV dhe një letër angazhimi.
“Sot është ftesa e tretë që është e hapur për të gjithë ato që kanë dëshirë që kanë ambicie që kanë kurajo të angazhohen me ne me PS për të hyrë në fushën e ndeshjes që organizohet me 25 prill si pjestar të skuadrës sonë. Ne i kemi miratuar kriteret e kësaj ftese. Do të çojmë një video në të cilën do të shprehim interesin dhe do të japim arsyet që besojnë se janë zgjedhja e duhur për tu bërë pjesë e skuadrës sonë. Pak fare dokumenta një cv dhe një letër angazhuese. Gjërat janë minimale për këtë sfidë. Do të mirëpresim të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë, por dhe të rinj të reja në mendje në ide energji dhe dëshirë.
Jemi shumë të lumtur të ndajmë këtë eksperiencë tonën me njerëz që ndajnë me ne këtë dëshirë. Dua që tu them të gjithëve që të rejat dhe të rinjtë në moshë që kanë mbaruar shkollën me rezultate të mira, që mund të jenë dhe të rinj që punojnë në një sipërmarrje të vogël private që punojnë në emigracion që janë të mirëseradhur për të shprehur interesin e tyre po ashtu. Po ashtu edhe për gra dhe burra, me energji të reja, që vijnë nga eksperienca të ndryshme të çfarëdo lloj fushe, që punojnë në media, në sipermarrje, në fermë, nuk ka asnjë kufizim. Që janë aktiv dhe që kanë talent për të përkthyer aktivizimin e tyre në audienca të respektueshme. Cilido, që mendon se ka një zë, ka një ide, që shqiptarët meritojnë ta vlersojnë dhe që ka vullnetin dhe pasionin, tim tonin, për të kaluar në fjalë dhe në vepra është i mirëpritur.”- tha Rama.
(M.Q/Faxweb.al)