Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka vendosur që t’ia dedikojë tërësisht pasionit të tij për pikturën.
Kreu i qeverisë ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku ka çelur dhe një ekspozitë në qytetin Rostok, me punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë. Por diçka nuk ka shkuar mirë për kryeministrin, pasi një incident ka ndodhur me punimet e tij.
Media gjermane ‘Ost See’ shkruan se gjatë transportimit të punimeve të Ramës nga Shqipëria për në Gjermani, janë dëmtuar pesë skulptura qeramike.
“Pesë skulptura qeramike të Ramës nuk e kanë përballuar dot rrugën përgjatë Ballkanit. Ato kanë pësuar krisje, për shkak të materialit të brishtë dhe paketimit aventuresk, që nuk shkonim mirë sëbashku. Por Rama e bën të lehtë situatën. “Nesër vjen kuratori nga Tirana dhe riparon”, ka thënë Rama”, thuhet në artikullin në fjalë.
Po ashtu në shkrim thuhet se Rama ka shmangur edhe pritjet dhe darkat zyrtare, pasi në Rostok është paraqitur si qytetar i thjesht.
“Rama është qytetar privat në Rostok, aty e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë si shofer”, tregohet më tej në artikull.
Po ashtu kjo media nuk ka lënë pa përmendur edhe gjatësinë e kryeministrit shqiptar, si dhe veshjen e tij sportive.
“Një hapësirë mahnitëse” , citon gazeta gjermane kryeministrin Rama ndërsa sheh në cdo cep ambientin ku do të ekspozohen veprat e tij. Nga dyshemeja në tavan, çdo mur është i mbuluar me veprat e tij artistike.- thuhet me tej në artikull.
Drejtuesi artistik i galerise Neumann thotë se është njohur me Edi Ramën në një galeri në qytetin e Berlinit. “Më befasoi puna e tij. Ne jemi njohur rastësisht në një galeri arti në Berlin. Me pas unë e kam vizituar atë në Tiranë”. -thotë Neuman.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk është vetëm një politikan apo artist. Në vitet 1980 ai ka qenë dhe një lojtar aktiv basketbolli” -thuhet më tej në shkrimin e gazetës gjermane.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post