11:15 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Ramës i dështon roli si ‘prijës’ i Ballkanit, tre kryeministra mungojnë në takim

13:30 | 27/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Ramës i dështon roli si ‘prijës’ i Ballkanit, tre kryeministra mungojnë në takim

Në vilat qeveritare në Durrës u mbajt sot takimi i radhës i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ku në rolin e mikëpritësit ishte Edi Rama, kryeministri shqiptar.

Ndryshe nga takimet që janë zhvilluar më herët, (në Durrës apo në Sofje) ajo që të binte në sy sot ishte mungesa e tre prej kryeministrave ballkanik, duke e bërë pothuajse si të padukshëm rolin e kryeministrit shqiptar si prijës.

Në takim mungonin kryeministrat e Serbisë Ana Brnabić, Bosnje Hercegovinës Denis Zvizdiç dhe të Maqedonisë Zoran Zaev, ndërsa të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës dhe i Malit të Zi, dhe sigurisht eurokomisoneri Johannes Hahn, i cili tha se rajoni ka bërë progres sa i përket aspiratave të integrimit.

‘’Kushte objektive kanë pamundësuar praninë e disa miqve të tjerë, i shpreh ngushëllimet tona kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku humbën jetën shumë persona dhe është bërë shkak për anulimin në minutën e fundit të ardhjes së tij, po ashtu kryeministri i Maqedonisë e ka pasur të pamundur fluturimin për shkak të kohës, kryeministrja e Serbisë na përcolli keqardhjen për shkak të axhendës”, u shpreh vetë Rama në nisje të konferencës për mediat.

Ndërkohë që të flasësh për arritje apo marrëveshje nga ky takim është shumë, pasi siç e tha dhe vetë Rama ka ende probleme edhe mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe pse ka pasur edhe disa mbledhje të përbashkëta qeverie.

Një nga temat që ka ngacmuar jo pak mbledhjen ka qenë ideja e hedhur nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç për korigjimin e kufijve, të cilën ashtu si edhe më herët kryeministri Haradinaj e ka kundërshtuar me forcë.

Kryeministri shqiptar që nuk lë temë pa diskutuar këtë herë zgjodhi heshtjen duke rënë dakord me konstatimin e Hahnit se rajoni ka nevojë për stabilitet, po pa dhënë një definicion të qartë për këtë term.

‘’ Mendoj që nuk është e përshtatshme që të bëjmë komente lidhur me diskutimet dhe negociatat, takimi javën e ardhshme nuk do të jetë i fundit, do të jetë një tjetër takim dhe do të kërkojë kohë që të gjendet një marrëveshje, nuk jam gati që të bëj asnjë koment.

Ne nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë zgjidhur problemet dypalëshe. Për ne ka rëndësi stabiliteti në rajon, cdo marrëveshje nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit, cilido që të jetë objektivi përfundimtar”, u shpreh Hahn, që mori miratimin e Edi Ramës.

Kryeministri shqiptar ka marrë jo pak akuza në të dyja anët e kufirit se është pikërisht ai ideuesi i korigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, nën bekimin e manjatit George Soros.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

A jeni për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë?  Përgjigjet Johannes Hahn, merr miratimin e Ramës: E nënshkruaj!

Para

Në Madrid ndihet mungesa e Ronaldos: Nuk mund ta harrosh kurrë Cristianon!

Para
Në Madrid ndihet mungesa e Ronaldos: Nuk mund ta harrosh kurrë Cristianon!

Në Madrid ndihet mungesa e Ronaldos: Nuk mund ta harrosh kurrë Cristianon!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjilan/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

Armë të trafikuara nga Kosova dhe për qëllime kriminale! Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore janë hapur në vend në shërbim të qytetarëve

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.