Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me ndjekësit në Facebook, teksa ata i kanë përplasur në sy faktin se të rinjtë mbyten në det për shkak të mungesës së ambulancave.
Sipas komentuesit arsyetimi që ishte përdorur nga urgjenca, ishte se ambulanca nuk kishte shkuar për shkak se nuk ishte hapur sezoni turistik.
Komentuesi: Para ca ditesh nje i ri u mbyte ne det duke u lare, shoket e tije thirren Ambulancen e Shtetit, dhe ata te Urgjences u thane ne nuke vijme se nuke eshte hapur sezoni Turistik.
Rama: Keto barsaleta nuk besoj se bejne njeri per te qeshur dhe sa per a ka te beje a s’ka te beje urgjenca me sezonin turistik, rritja e numrit te personelit dhe te kapaciteteve logjistike per sezonin turistik nuk eshte nje shpikje e jona, po nje rutine ne cdo vend turistik!
(E.K/FAXWEB.AL)