Mbrëmjen e djeshme në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë u çel edicioni i 22-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore, ‘ONUFRI XXII’ me temë “Stranger than Kindness – Mitrush Kuteli”.
Gjithçka ka qenë nën kujdesin e Ministrisë së Kulutës ndërkohë që kuratori i ekspozitës ka qenë artisti Fani Zguro i cili sjell zhanre të ndryshme si piktura, videoart, vizatime, etj..
Ekspozita ndodhet në katin e tretë të Galerisë.
E frymëzuar nga hiti i Nick Cave and the Bad Seeds “Stranger than Kindness”, ky edicion i kushtohet shkrimtarit shqiptar Mitrush Kuteli që njihet si një nga themeluesit e prozës shqipe të shekullit të 20-të, tha drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani gjatë një konference për median.
Në këtë ekspozitë marrin pjesë 33 artistë nga shqipëria dhe nga vende të ndryshme të botës dhe konkurojnë me njëri tjetrin duke prezantuar punët e tyre.
Artistët pjesëmarrës në këtë edicion të 22-të konkursit ndërkombëtar “Onufri” janë:
Hamra Abbas, Klodiana Alia, Luca Bolognesi, Guri Bulovari, Erik Bunger, Kajsa Dahlberg, Nico Dockx, Jakup Ferri, Ulrika Ferm, Regina Jose Galindo, Ra di Martino, Dora Garcia, Manuela Garcia, Yllka Gjollesha, Khaled Hafez, Pablo Helguera, Dejan Kaludjerovic, Ilir Lluka, Edson Luli, Christopher Milne, Haroon Mirza, Museo Aero Solar, Bruno Muzzolini, Ferhat Ozgur, Klodian Pasku, Steve Piccolo, Leonard Qylafi, Pipilotti Rist, Damien Roach, Karl Ingar Roys, Anri Sala, Tomas Saraceno, Mariette Schiltz and Bert Theis, Arjan Shehaj, Bert Theis, Josephine Turalba, Esme Valk, Daniwlle Van Ark, Desmond Xhixha, Helidon Xhixha, Shingo Yoshida, Ergin Zaloshnja.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 shkurt 2017.