Zhvillohet nësër edicioni i 7 i Maratonës së Tiranës. Në lidhje me këtë ka folur për gazetarin e Faxnews Elvis Myrta, përgjegjësi i Qarkullimit në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj. Ky i fundit tha se janë 4 mijë pjesëmarrës në Maratonë, ku rreth 700 janë të huaj.
Vocan nënvizoi se rreth 500 punonjës të policisë bashkiake shtuar këtu edhe kolegët e tyre të Policisë Rrugore do të jenë në terren për mbarëvajtjen e eventit sportiv.
Vocaj bëri me dije se devijimi i trafikut do të fillojë në orën 08:00 të së dielës. Ai apeloi për drejtuesit e makinave në këtë itinerar që t’i lëvizin ato.
“Maratona do fillojë në Sheshin ‘Skënderbej’, do të vazhdojë në bulevardin ‘Zogu i Parë’, në Bulevardin e Ri, në rrugën ‘Dedë Gjo Luli’, në Rrugën e ‘Durrësit’, në Rrugën e ‘Kavajës’, rrugën ‘Ibrahim Rugova’, në Bulevardin ‘Bajram Curri’, ‘Gjergj Fishta’, në sheshin ‘Nënë Tereza’, do vazhdojë në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ dhe në ‘George Bush’. Ky do të jetë itenerari i Maratonës.
Kam një apel për qytetarët që kanë automjetet e parkuara në këtë itinerar, t’i lëvizin automjet e tyre para orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, pasi në rast të kundërt automjetet e tyre do të lëvizen me karroatrec. Për ditën e maratonës kërkojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve. Mos ta shohin këtë si një ditë stresi dhe bllokimi rrugësh, por ta shohin si një ditë feste dhe një ditë të bukur”, u shpreh ai.