Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Rrogozhinë, ku socialisti Edison Memolla ka fituar zgjedhjet, me një diferencë votash në raport me kundërshtarin e koalicionit Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha.
Edison Memolla i PS-së ka fituar me 1752 vota diferencë, në ndryshim nga 14 Maji, ku diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota.
Edison Memolla i PS-së tha se këto 2 muaj shërbyen si një reflektim për të mësuar nga gabimet që u bënë në 14 maj. Ai shprehet se zotimi i tij është kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar.
“Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë.
Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qe ë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar”- tha Memolla.
Ndërkohë që jashtë KZAZ ka nisur festa e fitores, ku Memolla është pritur nga qytetarë dhe mbështetës të shumtë.
Discussion about this post