Gazetari Edison Myrteza ka qenë i ftuar në një lidhje me skype me Fax neës, ku ka folur lidhur me situatën e Covid 19 në Kinë. Ditët e fundit Myrteza tha se ka një rritje të numrit të rasteve pozitive, por njëherësh po kryhet edhe një numër mjaft i lartë testimesh të popullatës.
Sipas gazetarit Myrteza vetëm në ditët e fundit janë anuluar të paktën 1 mijë fluturime nga Kina, ndërsa po qendrojnë të mbyllura ende sitet kulturore.
“Rastet për momentin janë të pakta dhe kanë pasur një tendencë rritje, megjithatë frika më e madhe është për muajt e ftohtë. Për momentin muajt e verës janë të qetë, mund të ketë një lehtësim në rast se do të jetë gati vaksina përpara kësaj periudhe. Sigurisht që tamponimi është një nga elementët kryesorë, Ëuhani kreu më shumë se 10 milionë testime për 5 ditë, vetëm dje janë zhvilluar më shumë se 200 mijë tampone, i gjithë Pekini është kthyer në një hapësirë për testimin e të gjithë banorëve. Popullsia e Shqipërisë është shumë e vogël, dhe mund të bëhet shumë shpejt.
Ministria e Kulturës ka mbyllur për momentin të gjitha atraksionet publike, duhet të ketë një numër të reduktuar, deri në 30% të vizitorëve në kushte normale. Janë më shumë se 1 mijë fluturime janë anuluar gjatë ditës së djeshme, jo vetëm fluturime që kanë të bëjnë me njerëzit dhe turistët, por edhe ato ekonomike. Shumë të huaj nuk mund të hyjnë në Pekin për shkak të personave të infektuar.
Shqipëria është një vend me pak banorë, dhe situata mund të menaxhohej më mirë, nuk është normale që të ketë kaq shumë raste të reja. Hapja e vendit është një gjë shumë e mirë, po njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pasi edhe vendet fqinje janë duke pasur një numër të madh rastësh të reja”, u shpreh Myrteza.
Discussion about this post