Samiti i Berlinit shkaktoi një sërë reagimesh në Kosovë dhe në Shqipëri, ndërsa duket se i vuri kapakun historisë për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Një prej kundërshtareve më të forta të kësaj ideje për ndryshimin e kufijve ka qenë dhe ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, teksa mbrëmë është përballur me një debat të ashpët me gazetarët Alban Dudushi dhe Alfred Peza.
Tahiri tha se ideja për ndarjen e Kosovës lindi në Tetor të vitit 2016, kur Rama vizitoi Beogradin dhe mori përsipër që planin e Vuçiçit ta përçonte në Kosovë, ndërsa shtoi se ëshët e lumtur që në Samitin e sotëm të Berlinit, mori fund kjo ide “ogurzezë”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Pezës dhe Dudushit, të cilët kundërshtuan Tahirin, duke u munduar të marrin në mbrojtje Ramën, por ish kryeministrja e Kosovës nuk u kursye as ndaj tyre, duke i quajtur “mbrojtës të verbër të Edi Ramës”.
“Ore si ka mundësi që e mbroni Ramën kaq vërbërisht? Unë e di që ai ua mbyll gojën në mënyra të ndryshme, por më mirë heshtni dhe mos mbroni atë dhe idenë që ai mori përsipër ta çojë në politikën e Kosovës. Unë e di që e keni mendjen te shpërblimi që do merrni, por bëni mirë të më dëgjoni edhe mua.
Juve u ka mbyllur Rama gojën, kurse mua jo, ndaj unë jam e lirshme të them të vërtetën, ndërsa ju përpiqeni të mbroni kryeministrin tuaj. Unë flas me burime të dorës së parë, pasi kam qenë 7 vite kryenegociatore, ndërsa ju mbroni Ramën me deklarata gazetash”, tha Tahiri.
Tahiri ka replikuar edhe me Alban Dudushin, i cili e pyeti se çfarë bëri ajo për 7 vjet si kryenegociatore.
“Je bërë nervoz se ka dështuar kryeministri yt”, tha Tahiri.
Pas kësaj, ka reaguar Dudushi i cili u përgjigj: “Kam kaluar 6 kryeministra unë, do i kaloj edhe disa të tjerë”.
(E.K/FAXWEB.AL)