Edlira Çepani, aktivistja e shoqërisë civile shkruan se është hedhur një hap përpara përsa i përket përfaqësimit të grave dhe vajzve në parlament. 39 gra e vajza, ose 27.8% e parlamentit, konsideruar nga Çepani, është një numër i mirë.
”Në bazë të shifrave të deritanishme, ndonëse shumë parti nuk e zbatuan sërish ligjin për kuotat gjinore në lista, sot kemi hedhur një hap të madh historik për parlamentin shqiptar, sepse kemi 39 gra dhe vajza parlamentare të ardhshme, që do të thotë 27.8% e Parlamentit!
Rrjeti Barazi Në Vendimmarrje i uron shume suksese cdo gruaje dhe vajze parlamentare dhe shpresojme qe pertej partive politike, pertej gjinise, pertej perkatesise, ato do te jene nje ze i forte ne kete Kuvend, jo vetem per grate dhe vajzat, por per te gjithe qytetaret shqiptare! Shoqeria civile qe ka punuar per vite me rradhe per kete gje, me mbeshtetjen e organizmave nderkombetare dhe te gjithe atyre qe besojne tek barazia ne vendimmarrje, meriton nje pergezim te madh! Puna vazhdon, se jemi ende larg barazise reale, por sukseset festohen!!Barazi Ne Vendimmarrje”, thotë Çepani.
Aktivistja është bashkëshortja e kandidatit demokrat në Tiranë Gerti Bogdani, i cili nuk arriti të hyntë në parlament. (V.G/SHUPLAKA)