16:28 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do kujtohesh për mashtrimin ‘pakti për Universitetin’ dhe për pyetjen e Turit”, Haxhiymeri-Shahinit: Nuk mund të ikje pa lëshuar helmin e akrepit

16:26 | 15/09/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do kujtohesh për mashtrimin ‘pakti për Universitetin’ dhe për pyetjen e Turit”, Haxhiymeri-Shahinit: Nuk mund të ikje pa lëshuar helmin e akrepit

Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri, ish-sekretarja organizative e PS–së ka reaguar për largimin nga detyra të ministres Besa Shahini duke ngritur disa pyetje për mënyrën se si drejtoi fushën e Arsimit në vendin tonë. Në një shkrim në Facebook, Haxhiymeri e cilëson veprimin më të mirë largimin e Shahinit, gjurmët e së cilës i konsideron “negative në mbretërimin” e saj.

“Do kujtohesh për mashtrimin me ‘paktin për univesitetin’ që mbeti vetëm në letër. Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit. Do kujtohesh si ministrja e masakrês zgjedhore ne universitete. Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.

Ik.Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark!”, shkroi Haxhiymeri. “Helmin” e lidh me deklaratën e fundit të Shahinit, e cila shprehej e zhgënjyer se e kishin paragjykuar për të folurën me dialekt gegnisht.

“Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ‘racizmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinë dhe lëpirjen tënde! Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe”, shkroi Haxhiymeri.

Statusi i plotë: Ike. Të shkarkuan. Në një ditë të shënuar. Po ti e kapërdive me kafen zeher. Po nuk na the si erdhe? Kush të pruri? Çfarë meritash kishe në fushën e arsimit? Sa e njihje mjedisin shqiptar? Po arsimin? Kishe ekspertizë në ndonjë prej niveleve të arsimit? Çfarë edukimi kishe ti vetë? Çfarë te bënte ty më te zonjën se qindra vajza dhe djem të Shqipërisë dhe të Kosovës që shkelqejnë nëpër botë e nuk ju hap kush rrugën në atdhe?

Cfarê kontributi pate në politikën shqiptare qê të meritoje drejtimin e arsimit? Ike. Bëre mirë që ike. Të kishe ikur edhe më parë. Le vetëm gjurmë negative në ‘mbretërimin’ tênd. Do kujtohesh për mashtrimin me ‘paktin për univesitetin’ që mbeti vetëm në letêr.

Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit. Do kujtohesh si ministrja e masakrês zgjedhore ne universitete. Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.

Ik.Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark! Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!! Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ‘racizmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinê dhe lëpirjen tënde! Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.

Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote. Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnê më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte.

Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashêri, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Arbêr Xhaferri e shumë tjerë na e kanë mësuar këtë. Ik. Të qoftë rruga e mbarë!

Pas

LAJM I FUNDIT/ 2 viktima nga koronavirusi, sërish “boom” rastesh të reja për 24 orët e fundit

Para

Përfundon takimi në selinë blu, trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe takim një orë ‘kokë më kokë’ me Bashën

Para
Përfundon takimi në selinë blu, trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe takim një orë ‘kokë më kokë’ me Bashën

Përfundon takimi në selinë blu, trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe takim një orë 'kokë më kokë' me Bashën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Brazilit, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg i riu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.