Regjisori Edmond Budina një nga zërat më të fuqishëm kundër shembjes së Teatrit Kombëtar i ftuar në ‘Opinion’ riktheu kujtimet e natës së rrafshimit të godinës.
Budina tha se i kishte mbetur peng, që në momentin kur u sulmua godina ishte larguar për pak dhe teksa ishte kthyer e kishte gjetur të shkatërruar.
“Atë natë ishte një natë e tmerrshme. Ishte një natë e tmerrshme sepse ishte një dhunë e papercetpueshme. Unë deri në atë moment jo nuk isha. Më ka mbetur penga, më thanë nuk do të ketë më sulm dhe ika. Sapo kamë mbërritur në shtëpi më erdhi njoftimi se Teatri u shemb!”- tha Budina.