21:07 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edmond Islamaj dorëzon relacionin financiar në KPA, ja kur do të mbahet seanca e radhës për gjyqtarin

18:55 | 05/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edmond Islamaj dorëzon relacionin financiar në KPA, ja kur do të mbahet seanca e radhës për gjyqtarin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka zhvilluar gjatë ditës së sotme seancën gjyqësore të radhës për çështjen që lidhet me rivlerësimin kalimtar të gjyqtarit Edmond Islamaj.

KPA njofton se Islamaj ka dorëzuar pranë trupit gjykues një relacion shpjegues financiar, si dhe akte shoqëruese të lëshuara nga individë dhe shoqata për të justifikuar shpenzimet e udhëtimeve të tij private jashtë shtetit.

Deklarata e plotë e KPA:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 5 mars 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

Lidhur me analizën financiare për periudhën kohore 2004-2016 të përgatitur nga Njësia e Shërbimit Ligjor pranë KPA-së, subjekti i rivlerësimit parashtroi shpjegimet dhe pretendimet e tij.

Subjekti i rivlerësimit dorëzoi pranë trupit gjykues një relacion shpjegues financiar, si dhe akte shoqëruese të lëshuara nga individë dhe shoqata për të justifikuar shpenzimet e udhëtimeve të tij private jashtë shtetit. Subjekti i rivlerësimit kërkoi që dokumentacioni të merret si provë nga trupi gjykues.

Komisioneri Publik parashtroi qëndrimet e tij mbi analizën financiare të Njësisë së Shërbimit Ligjor pranë KPA-së në dy aspekte, atë ligjor, dhe financiar.

Trupi gjykues vendosi që do të shprehet për marrjen ose jo si provë  të deklaratës së lëshuar më datë 5.03.2019 nga shoqatat “MeEduSa” dhe “Instituti për marrëdhëniet italo – shqiptaro”, pasi subjekti i rivlerësimit Edmond Islamaj të paraqesë dokumentin origjinal të legalizuar si dhe dokumentacion zyrtar të lëshuar nga autoritetet e shtetit italian që vërteton se këto shoqata janë të regjistruara në institucionet përkatëse, si dhe që përcakton statusin që personat nënshkrues kanë në këto shoqata.

Trupi gjykues vendosi që do të shprehet për marrjen ose jo si provë të deklaratave noteriale të shtetasve pritës të subjektit të rivlerësimit në Itali, vetëm pasi ky i fundit të provojë që këta deklarues kanë qenë rezidentë në shtetin italian, në kohën të cilën përmendin në deklaratat e tyre.

Gjithashtu, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen si provë të akteve të tjera të paraqitura në këtë seancë nga subjekti i rivlerësimit, sipas procesverbalit të seancës, të cituar në mënyrë specifike, si nga subjekti, ashtu dhe nga kryesuesi i seancës.

Seanca gjyqësore e radhës do të zhvillohet ditën e martë, më datë 26.03.2019, ora 11.00.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edmond islamajKPAseanca gjyqesore
Pas

Alarm në aeroportet londineze, tre pako eksploziv krijojnë panik tek udhëtarët (FOTO)

Para

Ftesa për të marrë mandatin e deputetit, një tjetër emër i njohur refuzon të futet në Parlament

Para
Ftesa për të marrë mandatin e deputetit, një tjetër emër i njohur refuzon të futet në Parlament

Ftesa për të marrë mandatin e deputetit, një tjetër emër i njohur refuzon të futet në Parlament

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Mbylle bisedën, ndryshe do përkeqësohet”, Presidentja e Zvicrës krijon skandal në bisedën me Trump

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin: Mbledhja e kabinetit të sigurisë shtyhet

“Marina jonë do bëhet vdekjeprurëse”, armatoset Australia, blen 11 fregata nga Japonia

Netanyahu diskuton të enjten planin ushtarak për pushtimin e Gazës, Hezbollahu e kërcënon: Po sulmove Libanin, raketat bien mbi ty!

Marrëveshja e re e emigracionit, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Rusia heq dorë nga marrëveshja bërthamore, rriten tensionet me Perëndimin

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.