Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të konfirmojë në detyrë gjykatësin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj.
Sipas KPK-ës, gjyqtari ka figurë të pastër si dhe pasuri të justifikueshme.
Në seancën e zhvilluar dy ditë më parë, kujtojmë se Islamaj u paraqit i vetëm para trupës gjykuese të kryesuar nga relatorja Genta Tafa.
Tafa ka thënë se sipas deklarimeve të Islamajt pranë ILDKPKI-së pasuria e tij rezulton të jetë e justifikuar.
Mësohet se KPK ka kryer hetim administrativ dhe sipas rezultateve të deritanishme, Islamaj dhe bashkëshortja e tij kanë patur mundësi të krijojnë pasurinë e deklaruar.
“Sipas IDKPKI deklarimet e islamajt jane te sakta, ka burime te ligjshme per justifikimin e pasurise. Nuk ka konflikt interesi. Sipas hetimit administrativ te KPK ne vitin 2017 Islamaj ka deklaruar nje apartament ne Durres, 87 metra katrore qe e zoteron me prinderit, toke are ne Karpen te Kavajes, 1000 metra katrore, llogari depozite kursimi e krijuar ne vitin 2000 me vlere 5 mije euro, depozite kursimi 20 mije euro ne vitin 2016”.
Sipas KPK, “konstatohet nga ana e komisionit se subjekti i rivleresimit dhe bashkejetuesja e tij i kane patur mundesite financiare per te kursyer keto shuma”.-u shpreh relatorja dy ditë më parë.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post