Mjeku infeksionist, Emdond Puca tha se situata me pacientët e infektuar me koronavirus është shumë më pozitive se sa disa ditë më parë.
Ai tha gjatë një lidhjeje me skype me Fax News se ka pacientë në gjendje të rënduar, ka nga ata që janë në shërim e sipër, siç ka edhe të shëruar.
“Ka pasur edhe pacientë me sëmundje bashkëshoqëruese, me dhjetra pacientë me diabet, hipertension, kemi aktualisht pacientë shumë pacientë që janë shëruar me sëmundje shoqëruese. Karantina për ne mjekët ka qenë një gjë shumë pozitive. Natyrisht masat do vijnë duke u lehtësuar. Duhet të jemi të kujdesshëm, është gjithë qëllimi i kësaj situate, për të respektuar çdo rregull të artikuluar nga autoritetet, mjekët dhe qeveria”.
Për mjekun, duke parë shtrirjen e pandemisë, kurba e infeksioneve ka kaluar, ndërsa pohon se nuk ka krahasim situata në vendin tonë me Spanjën apo Italinë.
“Duke parë kurbën që është aktualisht mendoj se e kemi kaluar kurbën e pandemisë. Ne nuk mund të krahasojmë veten me Italinë dhe Spanjën sepse problematikat e tyre kanë qenë shumë të larta në krahasim me ne. Klasifikohemi si një shtet me prekje relativisht të ulet dhe shpresojmë që të mos krahasohemi me vende të tjera. Sistemi shëndetësor në shtetet e mësipërme është për t’u vlerësuar, por pas kësaj situate mbase duhet diskutuar. Mbasa ishin të papërgatitur dhe mbase nuk e vlerësuan këtë pandemi.”
Ai i është përgjigjur pyetjes së gazetares së Fax News, Xhilda Kondi edhe në lidhje me vaksinën e tuberkulozit dhe efektit të saj për shërmin e koronavirusit. Puca foli edhe për temën mbi rritjen e temperaturave dhe ndikimit të saj për uljen e rasteve të infeksioneve apo barnave që përdoren për trajtimin e pandemisë.
“Kjo është një lidhje interesante ditët e fundit që ka dalë në disa hipoteza. OBSH nuk është se bën një lidhje të tillë, ajo nuk është e promovon bërjen e vaksinës së tuberkulozit për parandalimin e pandemisë së koronavirusit. Nuk ka një studim përfundimtar se kjo mund të ketë efekt. Do kishim dëshirë ta besonim që rritja e temperaturës ndikon në uljen e rasteve, por nuk është diçka përfundimtare.
Nëse do të bazohemi mbi disa shpjegime, është më mirë përdorimi i paracatomolit se sa i ibrufenit. Është e vështirë për ta thënë se kur do të marrim frymë lirisht, epidimeologët kanë pikëpamje të ndryshme. Do ishte mirë që të mbyllej para pushimeve verore, por shumë gjëra mbeten në pikëpyetje”.
Puca tha se për aq kohë sa testimet nuk kanë asnjë efekit anësor, shtimi i tyre ndaj personave të dyshuar si të prekur nga koronavirusi apo me histori kontakti do të ishte diçka pozitive.
Mjeku foli edhe për masat shtrënguese ndaj popullatës, për të cilat tha se i shërbejnë më së mirë menaxhimit të situatës e sidomos punës së mjekëve.
“Testimet kanë diçka pozitive, nga testimet asnjëherë gjë negative nuk ka, e mira do të kishte qenë të kishte pasur për aq kohë a nuk sjellin gjëra negative. Sigurisht që ne si mjekë dhe jemi të lidhur me pandeminë, neve na pëlqejnë këto masa se jemi më tësigurt në të gjitha spektet, por nga ana tjetër ka efekte të tjera se ka pacientë mediagnoza të ndryshme, njerëzit duhet të shkojnë në punë. Kjo duhet parë hap pas hapi”, tha Puca.
Ai tregoi nëse po jeton me familjarët apo është ‘ndarë’ prej tyre për aq kohë sa është në shërbim të pacientëve me koronavirus.
“Fatmirësisht dhe fatkeqësisht jetoj me familjen. E them fatmirësisht sepse marr dashurinë e tyre dhe e them fatkeqësisht sepse mund të bëhem shkas për trensmetimin përmes ndonjë pakujdesie të virusit”.
“Testet serologjike japin përgjigje pozitive ndaj situatës, nuk duhet të mendojmë se mund të ndërpresin zinxhirin e përhapjes nga ana tjetër. Ajo që ka rëndësi më shumë është ndërgjegjësimi i njerëzve që të jenë të kujdesshëm. Askush nuk është imun. Ne duhet të jemi të kujdesshëm për veten tonë dhe familjarët që na rrethojnë.
Imunizimi i popullatës do kohë, është një proces që nuk bëhet për një ditë, javë apo muaj, do kohë derisa të dali vaksina. Nëse do kishim vaksinë do ishte shumë e thjeshtë. Kjo mund të na jepte pasoja që ndonjëherë janë të pamenaxhueshme”, përfundoi Puca.
(F.GJ/FAXWEB.AL)