Ish-deputeti Edmond Panariti i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, duke komentuar video skandalin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, ku shihet duke thithur kokainë, u shpreh se është pro testit të drogës për politikanët.
Panariti u shpreh se pavarësisht se po trajtohet si një fenomen i veçuar, kjo vjen në vrazhdën e kryebashkiakëve të cilët tashme janë të implikuar në vepra kriminale.
“Është qesharake, gjithë kjo po shndërrohet si një dramë janë 6 kryebashkiakë nën akuzë. Dhe janë të vëretëuar edhe implikimet e tyre kriminale. Nuk i kanë deklaruara as në formularët e dekriminalzimit. Kjo përbën vepër kriminale. Ku shfaqet në një video. Pavarësisht se po trajtohet si një fenomen i veçuar është në vrazhdën e skandaleve që ka përfshirë bashkitë e këtij sistemi monist.
Pse jo duhet ta bëjnë testin e drogës. Për mendimin tim funksione të tilla kur bëhet fjalë edhe për integritetin moral edhe kjo është pjesë e mekanizmit vlerësues.
Është e vështirë që nëpërmjet monstrave të gjakut të gjendet, nëse ka një periudhë kohe që nuk merr drogë. Këto mund ta ndërpesin në mënyrë që në testin e rradhës dalin të pastër. Testi do ta nxjerri të pastër sepse ai ka pasur kohën për ta pastruar.”- u shpreh Panariti.