Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti gjatë fjalës së tij ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se qeveria duhet të falënderojë ata fermerë që po zhvillojnë ekonominë e vendit pa asnjë ndihmë nga shtetit dhe jo t’i rëndojë me tepër me taksa.
“Unë shkurtimisht do të trajtoj dhe një problem i cili ka qenë në vëmendje të opinionit publik, çështjen e puseve. Unë kam një mesazh të drejtpërdrejtë, ne duhet tu jemi mirënjohës atyre fermerëve, të cilëve ne u kemi pasur borxh si qeveri, dhe ja u ka borxh qeveria që tu çojë infrastrukturën e furnizimit me ujë, qoftë si ujësjellës, qoftë për kanale vaditëse, dhe sigurisht aty ku nuk e kemi pasur mundësi ata janë në të drejtën e tyre të natyrshme, dhe të Zotit që të sigurojnë me mjetet e tyre ujin, si burimin e jetës”,tha Panariti.
Fjala e plotë:
Sot po diskutojmë një projektligj të rëndësishëm që ka të bëjë me shtyrjen e afatit të veprimit të ligjit bazë të reformës agrare të atij 7501 në mënyrë që të çojë drejt finalizimit këtë ligj, në mënyrë që pastaj çështjet e pronësisë të rregullohen nga Kushtetuta e Shqipërisë. Në fakt 7501-shi duhet ta kishte mbyllur ciklin e tij prej kohësh, nuk e kemi bërë këtë për një kompleks arsyesh që në fakt i renditën para meje në diskutimet e tyre kolegët deputet. Tani kërkohet një shtyrje afati, natyrisht nuk do kishte problem që ne ta rikonsiderojmë shtyrjen e afatit sepse nuk mund ta lëmë pezull një process i cili duhet të shkojë patjetër drejt finales, sepse mban peng zhvillimin e vendit. Është burimi jo vetëm i mungesës së zhvillimit në bujqësisë por është dhe ushqim për konflikte të ashpra sociale. Mungesë qetësie në familjet e fermerëve të cilët nuk ndihen të sigurt pasi nuk zotërojnë një prone. Pra nuk e kanë të finalizuar procesin e regjistrimit të kësaj prone. Por unë jam plotësisht i sigurt që ne do të mblidhemi këtu edhe në përfundim të afatit dhe do të jemi pak a shumë në këto terma në këto rrethana ku ne e marrim në dorë procesin. Jam i sigurt për këtë sepse unë nuk shikoj asnjë lloj instrumenti që do të katalizonte këtë proces që 7501 të shkonte drejt fundit dhe më pas të mbyllnim një kalvar i cili zgjat prej 27 vjetësh të konflikteve të ashpra midis ligjeve që kanë rregulluar çështjet e pronësisë në Republikën E Shqipërisë dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të ftuar edhe njëherë për rastin e humbur ata 3200 fermerë ëcilët nuk përfituan nga procesi i ndarjes së titujve të pronësisë dhe ti përfshijnë dhe ata në këtë proces por këtu nuk adresohen disa probleme serioze sesi këta tituj pronësie në fakt nuk janë akte të pronësisë pasi gjithë procesi finalizohet kur titulli i pronësisë shkon në hipotekë dhe regjistrohet dhe bëhet dokument zyrtar duke e transformuar fermerin pastaj në pronar de juro. Në fakt gjithë ky proces është subjekt i gjithë këtij mish-mashi të jashtëzakonshëm e para e punës nga mungesa e burimeve në mënyrë që titulli i pronësisë ti nënshtrohet një procesi verifikimi që u përmend me të drejtë këtu nga ministri por ky proces verifikimi kërkon dhe korrigjime sepse do verifikosh dhe kontrollosh çrregullime dhe shmangie dhe do ti korrigjosh. Si do ti korrigjosh këto. Një pjesë e këtyre titujve natyrisht ajo që ekziston në letër nuk ekziston në terren. Dikujt i del toka në det nga matjet e gabuara. Dikush e përmendi se është matur me spango. Atëherë si do korrigjohet kjo. Do korrigjohet duke bërë rimatje. Kush do ti bëjë këto matje. Dikush do ti bëjë pra kërkohet një faturë financiare që të paguajë gjeometra a në qoftë se do të bëhen matje satelitore sepse janë edhe më të sofistikuara tani për të përcaktuar saktësisht kufijtë e asaj që figuron në titullin e pronësisë në mënyrë që pastaj ta çojmë në mënyrë të sigurt drejt zyrave të regjistrimit të pasurisë së patundshme në hipotekë dhe ta kthejmë atë përfundimisht në pronar të ligjshëm. Po kush do ta bëjë këtë. Unë nuk shikoj asnjë lloj burimi financiar apo një angazhim në mënyrë që këtë proces me ta çojmë në mënyrë të vendosur drejt finales. Nga ana tjetër u përmend këtu një problem që është problem serioz. Veriu i Shqipërisë nuk e njeh 7501 dhe i ka rezistuar. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh. Ata tokat i kanë ndarë sipas kufijve të vjetra dhe nuk janë pak, unë mendoj që janë më shumë. Sepse ne sigurisht nuk mund ta kthejmë mbrapa 7501 absolutisht. Ne do ta çojmë përpara por si do ta bëjmë tani. Do ta afrojmë 7501 afër realitetit apo do afrojmë realitetin afër 7501.Sepse ky është një problem i madh midis ligjit dhe të drejtës. Tani ne çfarë jemi, jemi shtet i së drejtës apo shtet ligjor. Unë mendoj që jemi shtet i së drejtës se shtet ligjor ka qenë edhe shteti komunist por s’ka qenë shtet i së drejtës. Pra këtu është një problem shumë delikat dhe ministri me të drejtë tha kolegë deputet më jepni një propozim dhe ky është një problem që i takon mazhorancës dhe opozitës sesi do ta përballojë një situatë e cila mban peng zhvillimin e zonës veriore. Sepse ata duke mos pasur certifikatat e pronësisë nuk janë përfitues as të fondeve të buxhetit të shtetit dhe nuk janë përfitues as të kredive bankare se nuk ka ça të vendosin në kolateral dhe janë pre natyrisht e kredive diskriminuese sepse po nuk pate kolateral do përfundosh pastaj në institucionet e mikro kredisë dhe nuk do marrësh kredi por do marrësh fajde dhe kjo i mban në presion të gjithë ata fermerë të cilët duan një zgjidhje në mënyrë që të ndihen pronarë në pronat e tyre dhe që ligji ka për detyre t’jua ofrojë këtë mundësi që të kthehen në pronar. Natyrisht unë mendoj që qeveria duhet të vinte këtu me propozime konkrete. Mirë bën që qeveria i drejtohet opozitës sepse duhet ti drejtohet asaj por nuk duhet të jetë vetëm opozita që jep opsione. Ça mendo qeveria si do ta zgjidh problemin e veriut të Shqipërisë. Ka disa opsione mund të jetë parashikimi i fituesit pra ai që e përdor tokën për 20vite me radhë në bazë të një hapësire që ekziston në kodin e procedurës civile në kodin civil, mundet automatikisht të konvertohet në pronar. Po hajde ta diskutojmë nëse ky është një opsion i cili mund të përdoret për të zgjidhur problemin e informalitetit në veri i cili me thënë të drejtën ka pasur rezistencë në njohjen e ligjit 7501.Ndërkohë duhet vazhduar pastaj me pjesën tjetër të Shqipërisë ku 7501 mbetet peng i shumë problemeve që i përmenda pak më përpara. Mos rakordimit me faktin e zotërimit të tokës me dokumentin që aprovon që ti je zotërues i kësaj toke, verifikimet rakordimet, në mënyrë që detyrimisht ne ta mbyllim këtë proces por duke mos i parë këto opsione, duke mos parë edhe burimet financiare dhe mbështetjen se këto janë çështje të ndërlikuara dhe unë jam i sigurt që dhe sekretariati Teknik i tokës edhe të gjithë trupat që merren me këtë ndodhen në një stres të jashtëzakonshëm. Sepse është një proces i cili kërkon mbështetje me burime njerëzore, financiare sepse bëhet fjalë për matje, rakordime për verifikime të cilat nuk mund të bëhen në qoftë se nuk ka mbështetje prandaj ne kemi qenë pesimist që edhe duke vënë në dispozicion këtë afat nuk do të arrijmë nuk do të arrijmë në atë finale që dëshirojmë prandaj kërkoheshe një përqasje më e bazuar se ndoshta do ishte më mirë ta lësh pa afat sesa të vendosësh afate dhe mos ti respektosh ato siç ka ndodhur dhe dy herë të tjera dhe jam i sigurt që ne do mblidhemi përsëri do ta adresojmë këtë problem siç e kemi adresuar dhe herë të tjera.
Unë shkurtimisht do të trajtoj dhe një problem i cili ka qenë në vëmendje të opinionit publik, çështjen e puseve. Unë kam një mesazh të drejtpërdrejtë, ne duhet tu jemi mirënjohës atyre fermerëve, të cilëve ne u kemi pasur borxh si qeveri, dhe ja u ka borxh qeveria që tu çojë infrastrukturën e furnizimit me ujë, qoftë si ujësjellës, qoftë për kanale vaditëse, dhe sigurisht aty ku nuk e kemi pasur mundësi ata janë në të drejtën e tyre të natyrshme, dhe të Zotit që të sigurojnë me mjetet e tyre ujin, si burimin e jetës. Do të mbijetojnë ata zotërinj! Prandaj ne duhet tu jemi mirënjohës atyre, që edhe pa mbështetjen tonë, kanë shpuar puse, kanë siguruar këtë burim jetësor për të gjitha nevojat e tyre të jetesës. Nuk duhet tu kërkojmë atyre që të vendosin matësa apo të ngarkojmë me tarifa. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për fermerët, të cilët e kanë ujin si burim mbijetese, por edhe ata biznese që shteti e ka për detyrë që para se tu kërkojë tarifat për shërbimin tua sigurojë këtë shërbim. Në momentin që ti nuk ua garanton këtë shërbim me ccfarë të drejtë u kërkon që ata të paguajnë. Përkundrazi, qeveria duhet t’i mbështesë dhe t’i kishte pjesë të skemës mbështetëse.
(S.SH/Faxweb)