Edmond Papa me funksion, Shef Sektori i Sigurisë së Personelit, Drejtoria e Analizës dhe Kartotekës, SHÇBA është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Edmond Papa është i dyti zyrtar që shkarkohet në radhët e policisë. Deri tani, 21 drejtues të lartë janë konfirmuar në detyrë.
Papa ishte në listën e 45 drejtuesve të policisë që do t’u skanohej pasuria, listë e hartuar vitin e shkuar, ndërsa Papa mbante postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale Shkodër (Kukës Dibër).