Publicisti dhe pedagogu Edmond Tupja e sheh problemin e Teatrit Kombëtar te kryeministri Edi Rama. Nga tryeza e organizuar nga kryedemokrati Lulzim Basha në bashkëpunim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, Tupja përcolli një mesazh të fortë duke deklaruar: “Gjithë diktatorët kanë frikë nga Teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre”.
Sipas Tupes, vetë kryeministri Edi Rama ka frikë nga Teatri sepse skena është instrumenti që e nxjerr qeverinë në shesh me të gjitha problemet e saj.
“Qeveria aktuale, në personin e kryeministrit ka frikë nga teatri. Gjithë diktatorët kanë frikë nga Teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre. Sepse në Teatër, që në kohën e Aristotelit, bëjmë “katarsis”.
Spektatori bën “katarsisin”, pra zhvishet për të bërë “katarsisin” sepse nuk mund të shkosh i blinduar dhe të zhvishesh do të thotë ta shikosh veten lakuriq. Të shohësh veten lakuriq në kuptimin e figurshëm do të thotë të kuptosh sa vlen. Dhe kur ti e kupton që nuk vlen ti e urren vetveten. Kjo është për z. Rama”, u shpreh Tupja.
Discussion about this post