Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami, i ftuar në emisionin” Të paekspozuar”, pasi ka folur për marrëdhënien e tij me ish-kryeminsitrin Sali Berisha. Ai po ashtu u shpreh se nuk ka votuar Berishën kur u zgjodh kryetar i PD në vitin 1991 dhe kur grupi i mocionisteve e votoi ish-kryeministrin.
“‘Grupi i mocionistëve’ që u formua më vonë, votoi për Sali Berishën, ai u zgjodh edhe pa votën time, dhe unë e respektova dhe bashkëpunova ngushtë dhe mirë me të. Nga largimi i mocionistëve më vonë humbi Partia Demokratike dhe jo mocionistët. Unë kam pasur një bashkëpunim të suksesëshëm me Berishën. Unë mendoj që Berishën e mbivlerësoni dhe e mbingarkoni më shumë se ç’duhet”, tha ai.
Ndërkohë që më herë Sealmi tregoi për bregën e tij më të madhe dhe iu përgjigj pyetjes pse ia mbylli Berisha derën e PD-së,
“Unë i sfidova autoritetin e Berishës në atë kohë, ai u kthye në një lider autoritar dhe humbi një shans të madh. Në atë kohë situata na rrëshkiti prej duarësh, kjo është brenga ime e madhe. Dështimi i referendumit, aty nisi kthesa e tmerrëshme”, u shpreh Selami. (S.SH/Shuplaka)