Deputeti i PS Eduard Shalsi ka kaluar një ekperiencë të veçantë që nuk e kishte menduar kurrë.
Së fundmi ai ka sfiduar në lojë kampionin e botës në shah Garry Kasparov. Ndërsa dikur, dy kolosët Karpov dhe Kasparov i ndiqte më adhurim nga ekrani i televizorit, sot njërin prej tyre e kishte përballë.
Deputeti i PS-së ka publikuar foto nga darka me Garry Kasparov. Më tej ai ka treguar se kampionit të botës në shah i rezistoi me 37 lëvizje.
“Rezistova me 37 lëvizje kundër Garry Kasparov. Ishte viti 1984, kur Karpovi luante me Kasparovin për titullin “Kampion Bote” dhe im atë që e ndiqte me admirim betejën e këtyre dy kolosëve, insistonte që të vazhdoja të merrja pjesë në kampionatet e shkollave dhe të inspirohesha nga fuqia e mendjeve të këtyre shahistëve.
Kush do të mund të imagjinonte që shumë vite më pas unë do t’i takoja të dy në rrethana të ndryshme dhe madje me njerin prej tyre edhe do të ndeshesha.
Një darkë e këndshme pasoi simultanen, me biseda interesante jo vetëm për shahun, por edhe mbi tema të ndryshme politike”, shkruan Shalsi në rrjetet sociale.(J.V/Faxweb)