Pòlicia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me árrestimin e një prej autorëve të dyshuar për vrásjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, në një hotel në Laç, në 30 Maj të këtij viti. Sipas burimeve të Faxweb.al personi i árrestuar është Eduart Lama, ndërsa bashkë me të janë vënë në pránga dhe dy mjekë të një klinike private në Tiranë, të cilët akuzohen për moskallëzim krími.
Lama ishte paraqitur në një klinikë private në Tiranë, për shkak se i ishte ínfektuar plága e shkaktuar gjatë shkëmbimit të zjárrit me njërin prej víktimave, brenda në ambientet e hotelit. Sipas Pòlicisë Lama ka qenë autori kryesor i vrásjes, ndërkohë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët e tij.
Njoftimi i pòlicisë: Operacioni nga DVP Lezhë dhe Drejtoria Vendore e Pòlicisë Tiranë. Zbardhet vrásja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin, në orët e mbrëmjes së datës 30.05.2020.
Kapet dhe vihet në pránga autori kryesor i vrásjes së dyfishtë, për veprat penale “Vrásja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrásje. Gjithashtu, gjatë operacionit janë vënë në pránga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrásjes në një klinikë private në Tiranë.
Në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krímet Kundër Personit në Departamentin e Pòlicisë Kríminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni pòlicor i koduar “Klinika”.
Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krímit ku mbetën të vrárë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi K. T., 21 vjeç, pati shkëmbim zjárri dhe për pasojë u plágos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.
Po gjatë operacionit u vunë në pránga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrásjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krímit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prángosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim. (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post