Fax News mëson se mjeku Viktor Marku i arrestuar për mjekim në mënyrë ilegale të Eduart Lamajt, në dëshminë e tij ka thënë se ka qenë i detyruar të ndërhynte.
“Pacientin e gjeta në anarkozë nëse i vdiste në dorë ishte ai që do mbante përgjegjësi”, mësohet të ketë thënë Marku. Nga ana tjetër, Besim Lama ka thënë se nuk ishte i specializuar për ndërhyrje.
Eduart Lamaj, i akùzuari kryesor për aténtatin që ju mori jetën Bujar Likës dhe Paulin Markut në Kurbin si dhe mbeti i plágosur Kreshnik Tusha. Në foto Lamaj shfaqet i shtruar në një spital me aparatura në tru dhe i fashuar, ndërsa dy javë ai nuk u shfaq askund por që ishin lëvizjet e familjarëve që e lëshuan në ‘grackë’, teksa ai bën foto selfi nga krevati.

Eduart Lamaj, i cili është árrestuar si autor i dyshuar për vrásjen e dy biznesmenëve në 30 Maj në Laç, mësohet se ka deklaruar se një prej víktimave i kishte para borxh, dhe ai i kishte shkuar me qëllim për ti shkátërruar hotelin dhe jo për ta vrárë. Por sipas Policisë dhe prokurorisë ky version i Lamës nuk qendron (lexo dëshminë).
Lama u vu në pránga teksa ishte duke u mjekuar në një klinikë private në Tiranë që mendohet të jetë e një të afërmi të tij, Besim Lama, për shkak se mbeti i plágosur në këmbë në ditën kur ndodhi átentati ndaj biznesmenëve. Bashkë me të u vunë në pránga dhe mjekët që e kanë ndihmuar, të cilat burime për Faxweb.al bëjmë me dije se janë Besim Lama dhe Viktor Marku.
Ndërkohë Eduart Lamaj, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, është zbuluar pasi efektivët kanë mbajtur nën vëzhgim dhe kanë monitoruar lëvizjet e familjarëve të 30-vjeçarit, veprime të cilat janë koordinuar nga Departamenti i Policisë Kriminale.
Discussion about this post