Ish deputeti Eduart Ndocaj, në një linjë telefonike në emisionin “Top Srtory”, ka folur rreth arrestimit të tij dhe se e njeh shtetasin italian që ka ngritur padi kundër tij për mashtrim.
Ai i quan të pavërteta akuzat ndaj tij, dhe thotë se italiani ka probleme me shtetin.
“Unë merrem me biznes. Unë jetoj me djersën time jo me ryshfete. Unë nuk kam asnjë konflikt me këtë personin. Ai ka një problem të jashtëzakonshëm, ka gati një vit që është larguar nga biznesi i tij dhe ka probleme me shtetin”, tha ai.
Po ashtu ai tha se shtetasi italian është përpjekur edhe dy herë në të shkuarën për ta paditur, por në të dyja rastet padia e tij nuk është pranuar. Sipas Ndocajt, ai është i nxitur nga persona për ta sulmuar atë politikisht.
Gjithashtu ish-deputeti pranoi se ka ndërmjetësuar takimin e tij me Edi Ramën.
“Nuk ka qenë vetëm ai. Kam mundësuar shumë takime për bizneset”, tha Ndocaj.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post