Kryetari i PBDKSH Eduart Ndocaj ka nderuar me titullin “Kaubojs” nën kryetarin e forumit rinor Ndue Simonaj, për kontributin në parti.
Ndocaj prej kohësh e mban këtë pseudonim dhe mesa duket e ka kthyer atë në pikën e tij të fortë .
Satusi i plotë i Ndocaj :
“ Ndocaj jep titullin “Kaubojs”
Kryetari Ndocaj vlerëson me titullin “Kaubojs”, Ndue Simonaj, N/Kryetarin e Forumit Rinor për kontributin e vazhdueshëm në përfaqësimin dinjitoz të Partisë, në punën e palodhshme të ngritjes së strukturave dhe për punën e palodhshme për rritjen e forcimin e strukturave në terren.
Në shenjë mirënjohje Kryetari Ndocaj, për punën e bërë i dhuron medaljen “Trump të Lirisë” dhe një telefon celular.
Rinia është forcë e rëndësishme në forumet drejtuese të PBDKSH dhe një kontribuuese e rëndësishme për një fitore të madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet me 25 Qershor.”
(S.SH/SHUPLAKA)