Eduart Ndocaj, i cili njihet ndryshe edhe si deputeti kaubojs, ka ndryshuar look. Kreu i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH) ka hequr mustaqet, madje edhe kapelen e kaubojsit.
Në vend të kapeles së tij të famshme, Ndocaj shihet me një kapele sportive. Madje është veshur edhe me rroba sportive.
“Ndocaj me look te ri. Siç shihet jo vetem presidenti, por edhe deputeti Ndocaj ka hequr musteqet. Nuk dihet arsyeja pse ka ndryshuar look. Ndoshta nevoja per ndryshim, ose fakti se burrat ne zgjedhje u shiten per 5 mije leke.”, shkruhet në faqen zyrtare të Ndocajt.
Kujtojmë se edhe presidenti i Republikës Bujar Nishani, më parë mbante mustaqe, mirëpo në dhjetor të 2014-ës në urimin për rastin e Krishlindjeve, ai u shfaq pa to. (D.D/Shuplaka)