Në foto është Eduart Reçi dhe momenti pak para vrasjes së tij.
Biznesmeni 52-vjeçari Eduart Reci u qëllua me një plumb në kokë, teksa po dilte nga një lokal në afërsi të ‘Rrugës së Elbasanit’ në Tiranë.
Eduard Reçi ka qenë duke ecur dhe pas të shtënave ka rënë direkt në tokë. Për këtë hetuesit kanë dyshime se autori të ketë qëlluar nga lartësia dhe më pas të jetë larguar pa gjurmë,
Ai u dërgua në spitalin e Traumës pasi u plagos, por ndërroi jetë gjatë natës. Mësohet se 52-vjeçari ka qenë ndërtues pallati dhe nuk është i skeduar për policinë.
Viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonë për vetëgjyqësi. Çështja nuk ishte filluar për mungesë elementësh.